Arbëri

Kosova nis negociatat rreth vaksinës për koronavirus

Kosova nis negociatat rreth vaksinës për koronavirus

Kosova ka nisur negociatat me partnerët ndërkombëtarë që veprojnë në fushën e shëndetësisë si, Agjencinë për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF) dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për ta siguruar vaksinën kundër koronavirusit, në momentin kur një vaksinë e tillë prodhohet dhe kualifikohet për përdorim te njerëzit, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.

Aktualisht, në botë janë duke u zhvilluar mbi 100 vaksina potenciale kundër koronavirusit. Njëzetenjë vaksina janë në fazën e provave klinike dhe të gjitha vendet po përpiqen t'i sigurojnë ato.