Arbëri

Pakënaqësi me vendimet e Haradinajt, një anëtar i shërbimit të jashtëm i quan “prostitucion politik”

Diplomatit Hamdi Reqica i janë prishur pushimet e verës nga dy vendime të ministres Meliza Haradinaj.

Me vendimin e parë, ai është transferuar në Konsullatën në Hamburg, vetëm rreth 10 muaj pasi ishte dërguar për të shërbyer në Konsullatën në Munih. Vendimin ministrja e kishte marrë pa ia kërkuar tri alternativa ku donte të transferohej, raporton KOHA.