Arbëri

Shiu bllokon rrugët në kryeqytet e disa qytete të Kosovës

Rruga “Bajram Kelmendi” në kryeqytet sërish është bllokuar nga shiu i dendur.

Rruga në lagjen “Dodona” në Prishtinë, ka kohë që sa herë ka reshje shiu bllokohet.

Kësisoj, kjo e bën të pamundur edhe qarkullimin e veturave.

KOHA ka realizuar një video mëngjesin e së mërkurës, ku njëra pjesë e rrugës duket totalisht e pakalueshme, aq më pak, për këmbësorë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të mbretërojë me mot me shi e shkarkime rrufesh, madje edhe breshër derisa në disa qytete, ka nisur bllokimi i rrugëve nga shiu i madh.

Ndërkohë, lexues të KOHËS kanë dërguar edhe fotografi nga disa qytete të Kosovës. Më poshtë gjeni dëme në Skenderaj e Deçan. Por, dëmtime të mëdha janë bërë edhe në Pejë. Binak Kelmendi ka realizuar disa fotografi në Llabjan, ku poashtu shihen dëmet e shkaktuara.

{gallery}