Arbëri

Qeveria ruan opsionin për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme

Gati një muaj prej kur kryeministri Avdullah Hoti paralajmëroi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, kjo nuk ka ndodhur, pavarësisht se numri i të vdekurve nga COVID-19 është rritur.

Megjithatë, Qeveria thotë se nuk e ka larguar mundësinë e tillë, derisa rekomandimin për këtë ia ka lënë në dorë Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, raporton KOHA.