Arbëri

Ekstradohet nga Shqipëria në Gjermani, shtetasi nga Taxhikistani i dyshuar si anëtar i një celule të ISIS-it

Descriptive Text

Ekstradohet nga Shqipëria në Gjermani, shtetasi nga Taxhikistani, Komron Zukurov, i cili u arrestua nga Antiterrori më datë 30 prill. Pjesë e një celule të ISIS-it, do kryente sulm terrorist për 40 mijë dollarë shpërblim.

24-vjeçari ishte në kërkim nga autoritet gjermane.

Gjykata në Tiranë vendosi pak dite me pare ekstradimin e tij, por teksa ka rene dakord me kërkesën e prokurorisë për ekstradim, ai ka kërkuar që të mos ekstradohet në Taxhakistan sepse sipas tij, i cenohej jeta.

Më 2 maj, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 24-vjeçarin, i dyshuar si anëtar i një celule terroriste të ISIS në Gjermani.

Nga përgjimet Zukhurov rezultoi se kishte ardhur në Shqipëri për të kryer një sulm terrorist kundrejt 40 mijë dollarëve shpërblim.

Nga kontrolli në sistemin TIMS rezultoi se ai ka ardhur në Shqipëri nga Rinasi prej muajit shkurt të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe rrinte në një shtëpi me qira shumë pranë qendrës së Tiranës.