Arbëri

7 të vdekur dhe 250 raste të reja me COVID-19

Shtatë persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë shënuar edhe 250 raste të reja.

IKSHPK-ja ka njoftuar se nga 454 mostra të testuara, 250 kanë rezultuar pozitive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 126 pacientë.