Edicioni i kësaj jave në Kohën e së Dielës trajton viruset e vërteta të futbollit kosovar. për kurdisjet dhe gjërat e tjera negative që nuk po i ndahen sportit numër një në vend. Gjithashtu, si telashet e brendshme brenda Federatës po kontribuojnë në përkeqësimin e gjendjes.
Cilat janë klubet që nuk u akuzuan për përfshije në parregullsi. Opinionet e njohësve të futbollit, qëndrimin e Federatës, dhe debatin e klubeve që akuzohen me ato që akuzojnë.
Pikërisht për këtë temë flet prokurori Besim Kelmendi, udhëheqës i Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport. Ai tregon se pse nuk ka ende asnjë të dënuar, ndonëse Prokuroria pranon se ka kurdisje të rezultateve në ndeshjet e futbollit.
Gazeta e së dielës sjell edhe reportazhin për stadiumin e ëndrrave.
Nga bota mund lexoni për fëmijët e harruar të luftës dhe për përballjen e të burgosurve me virusin.
Nga kultura ju presin rrëfime ekskluzive, ndërsa rrëfime të larmishme mbushin dhjetëra faqet e tjera të gazetës të së dielës.