Arbëri

IPK-ja pranoi donacion me pajisje mbrojtëse nga Qeveria amerikane

 

Inspektorati Policor i Kosovës sot në një ceremoni të organizuar në Hajvali, pranoi një kontingjent të pajisjeve mbrojtëse (maska, dezinfektues dhe doreza) nga Qeveria amerikane, përkatësisht Byroja për çështje të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit (INL).

Drejtori e INL (International Narcotics and Law Enforcement) Shawn Waddoups , i cili bëri dorëzimin e këtyre pajisjeve, shprehi përkushtimin e Qeverisë amerikane për të mbështetur institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovës dhe vazhdimin e përkrahjes për Inspektoratit Policor të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve profesionale.