Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një adresim para mediave të mbajtur sot, ka thënë se për shkak të gjendjes së rënduar me COVID-19, të premten nuk do të falet Kurban Bajrami nëpër xhamitë e Kosovës.
Ai ka thënë se këtë hap e kanë ndërmarrë për të ruajtur shëndetin publik, përcjell Ksp-ja.
Po ashtu Tërnava ka bërë apel që të mos ketë as vizita familjare.
Qeveria ka marrë vendim që ndalon pjesëmarrjen fizike të qytetarëve në ceremonitë fetare, por të mërkurën drejtues të Bashkësisë Islame të Kosovës thanë se kjo nuk vlen për Kurban Bajramin. Më vonë, edhe zyrtarë të Qeverisë lëshuan pe, dhe thanë se “as nuk e ndalojnë e as nuk e lejojnë faljen e Kurban Bajramit”.
Artikuj të ngjashëm
-
Falja e Kurban Bajramit u bë me dyer të mbyllura, vendimin e qeverisë qytetarët e quajnë absurd
-
Policia kthen qytetarët që mësynë xhamitë për falje të Kurban Bajramit
-
Hoti falënderon myftiun Tërnava për pezullimin e faljes së Bajramit nëpër xhami
-
BIK-u në kundërshtim me masat e Qeverisë: Kurban Bajrami do të falet në xhami
-
Pa namaz në Xhami myslimanët festojnë Fitër Bajramin