Arbëri

Qytetarët që udhëtojnë nga Kosova në Gjermani do të testohen për COVID-19 në aeroportet gjermane

Qytetarët që udhëtojnë nga Kosova në Gjermani do të testohen për COVID-19 në aeroportet gjermane
Foto: Ilustrim
 

Qytetarët që udhëtojnë nga Kosova në Gjermani, nga java e ardhshme do të kenë mundësi të bëjnë testimin për COVID-19 në të gjitha aeroportet e Gjermanisë.

Sipas Ambasadës së Kosovës në Gjermani, ky vendim është marrë sot nga ministrat e Shëndetësisë së 16 Landeve të Gjermanisë në koordinim me Ministrinë Federale të Shëndetësisë së Gjermanisë.