Qytetarët që udhëtojnë nga Kosova në Gjermani, nga java e ardhshme do të kenë mundësi të bëjnë testimin për COVID-19 në të gjitha aeroportet e Gjermanisë.
Sipas Ambasadës së Kosovës në Gjermani, ky vendim është marrë sot nga ministrat e Shëndetësisë së 16 Landeve të Gjermanisë në koordinim me Ministrinë Federale të Shëndetësisë së Gjermanisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Luteni të zbatoni informatat dhe masat që Qeveria e Kosovës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike japin udhëtoni në vendlindje. Luteni që të zbatoni informatat dhe masat që Qeveria e Gjermanisë dhe Qeveritë e Landeve japin kur ktheheni nga pushimet nga Kosova në Gjermani”, thuhet në njoftim.