Arbëri

“Plani i kryeministrit”, tema e javës këtë të diel në “Koha Ditore”

Plani i teknokratit, plani i komandantit dhe plani i revolucionarit, janë tri shkrime si pjesë përbërëse e temës së javës që flet për planet e tre kandidatëve për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit.

Temë e së dielës në “Koha Ditore”, është shkrimi i kryeredaktorit të gazetës, Agron Bajrami, rreth kandidaturave dhe programeve.

Edhe rubrika Reportazh këtë javë u është kushtuar zgjedhjeve, me titull “Qytetarët e askujt”.

Merkel po e “rikthen kontrollin’ në stilin gjerman dhe skllavet e seksit të terroristëve, janë shkrimet që mbushin faqet e ‘Botës’.

Te 7 shkronjat, mund të lexoni rrëfimin e drejtorit të KDI-së Ismet Kryeziu, për aktivizimin si diferencë nga masa pa formë.

Krishterimi nën Perandorinë Osmane, është shkrimi i radhës në rubrikën “Fejton”.

Në “Kosovarçe” lexoni për shpikësin e veturës për terrene malore nga Hani i Elezit.

Artdashësit, mund të lexojnë për mjuzikllin “Të thyerit e heshtjes”.

Objekti njëshekullor në shërbim të shëndetësisë, është shkrimi në rubrikën “Monument” që flet për ndërtesën e Ministrisë së Shëndetësisë, që dikur ka qenë spital.

Për mbrojtësin e Trepçës 89’, Përparim Islami, që e kishte parashikuar fitimin e titullit qysh në tetorin e vitit të kaluar dhe për kampionin kosovar të Kukësit, janë shkrimet që lexuesit e sportit mund të lexojnë në këtë numër special të “Kohës Ditore”.

Po ashtu, edhe shumë shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund të lexoni në numrin e së dielës me “Kohën Ditore”.