Arbëri

Katër gjyqtarë të Apelit në Komision Disiplinor

 

Brenda disa muajsh katër gjyqtarë të Gjykatës së Apelit janë proceduar në komision disiplinor. Shkeljet e supozuara të kryera nga ta lidhen me gabime profesionale e të qëllimshme në punën e tyre, shkruan KOHA.

Një burim i ka thënë KOHËS se për hetim janë proceduar katër gjyqtarë të këtij institucioni, ndërsa një tjetër gjyqtar është dënuar porse tashmë ai është i pensionuar.