Qeveria e Kosovës nuk do të bëjë testime masive në 2020-n, pavarësisht shkallës së infektimit të qytetarëve me virusin SARS-CoV-2. Deri në fund të vitit ajo ka në plan t’i blejë jo më shumë se 100 mijë teste që identifikojnë praninë e virusit, e të cilat janë të mjaftueshme për ta testuar vetëm 5-përqindëshin e popullatës, nën kushtin se një qytetar nuk testohet më shumë se një herë.
E dhëna ndodhet në Planin e veprimit për testimet COVID-19, i miratuar fundjavën e shkuar nga Qeveria, e një kopje të të cilit e ka siguruar KOHA.
Objektivi specifik i parë, i listuar në këtë dokument, është rritja e shkallës së testimit me RT-PCR, metodë që ka shkallë të lartë saktësie në identifikimin e të prekurve me virusin SARS-CoV-2. Mes aktiviteteve për ta përmbushur këtë objektiv është edhe blerja e testeve RT-PCR. Në këtë plan është theksuar se gjatë 2020-s do të sigurohen 100 mijë të tilla, e për vitin e ardhshëm edhe 120 mijë të tjera. Kostoja për to është llogaritur të jetë 4.4 milionë euro.
-
Dy të vdekur e 740 raste të reja me COVID-19, ulet numri i testimeve
-
Zvicra me plan 1 miliard frangash për të ofruar teste falas për COVID-19
-
Rritet numri i rasteve me COVID-19, Kosova s’ka të dhëna nëse varianti i ri po përhapet
-
Qeveria britanike nuk planifikon të ndajë nga 500 funta për secilin të prekur me koronavirus
-
Haxhiu: Qeveria po e zvogëlon numrin e testimeve për t’i ulur shifrat e të infektuarve