Arbëri

Bartja e maskave obliguese, për të sëmurët kronikë dhe të moshuarit orar i veçantë i lëvizjes

Bartja e maskave obliguese, për të sëmurët kronikë dhe të moshuarit orar i veçantë i lëvizjes
Foto: Driton Paçarada

Një sërë vendimesh për parandalim të përhapjes së koronavirusit ka marrë Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur në distancë, të hënën.

Qeveria ka vendosur që të bëjë të obligueshme mbajtjen e maskave nga të gjithë qytetarët jashtë shtëpive të tyre, si dhe mbajtjen e distancës fizike prej 2 metrave në ambiente të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave.