Arbëri

Gjashtë të vdekur në 24 orët e fundit, 187 raste të reja me COVID-19

Gjashtë të vdekur në 24 orët e fundit, 187 raste të reja me COVID-19

Është rritur në 108 numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë. Në 24 orët e fundit kanë vdekur gjashtë persona nga pasojat e koronavirusit, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Të dielën mbrëma ishin raportuar 102 të vdekur, ndërsa të hënën mbrëma numri i raportuar ka shkuar në 108. IKSHPK-ja thotë se viktimat kanë pasur edhe sëmundje shoqëruese.