Arbëri

Vendimi i MPJ-së: Me një ekspres rokadë, Shkëlzen Morina avancohet në u.d. të sekretarit

Praktika e ndërrimit të sekretarëve kur ndryshojnë partitë në pushtet është duke vazhduar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Me një ekspres rokadë Ministria, e cila drejtohet nga AAK-ja, e ka emëruar ushtrues detyre të sekretarit Shkëlzen Morinën, për të cilin është puna e parë në MPJ. Nga pozita e drejtorit të Departamentit të Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave, ministrja e transferoi atë në Departamentin për Diplomaci Ekonomike në Ministrinë e Jashtme.

Pas vetëm dy ditësh ai avancohet në ushtrues detyre të sekretarit të përgjithshëm në Ministri.