Arbëri

Mbështetja kroate për Kosovën, e pazëvendësueshme, konsideron ministri Selimi

Mbështetja kroate për Kosovën, e pazëvendësueshme, konsideron ministri Selimi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka pritur sot ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Në fokus të bisedimeve gjatë këtij takimi ishin marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve tona dhe veçanërisht bashkëpunimi që ka Ambasada kroate me Ministrinë e Drejtësisë, i cili vazhdimisht intensifikohet në fusha të caktuara dhe projekte konkrete.