Arbëri

Në Prishtinë ndizen qirinj në përkujtim të masakrës së Srebrenicës

Në Prishtinë ndizen qirinj në përkujtim të masakrës së Srebrenicës

Disa qytetarë kanë ndezur qirinj në mbrëmjen e së shtunës para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në kujtim të 25-vjetorit të masakrës së Srebrenicës.

“T’rinj për me kujtu, t’përkushtum mos me harru”, shkruhej në një pankartë të vendosur gjatë aksionit simbolik.