Arbëri

Ligj për disiplinimin e ushtarakëve në Shqipëri, ndalohen fotot në rrjetet sociale, alkooli, bixhozi dhe falja me uniformë

Ligj për disiplinimin e ushtarakëve në Shqipëri, ndalohen fotot në rrjetet sociale, alkooli, bixhozi dhe falja me uniformë

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë kërkon disiplinimin e ushtarakëve nëpërmjet një ligji. Report Tv ka siguruar projektligjin. Për shkeljet, ndëshkimet janë nga ulja e gradës, ulja e pagës e deri në përjashtim nga ushtria. Ushtarakëve nuk u lejohet të postojnë në rrjetet sociale foto apo video personale apo të kolegëve me armatim ushtarak, simbole dhe mjete ushtarake. Nuk u lejohet të pranojnë dhurata nga vartës apo persona të tjerë në lidhje me shërbimin ushtarak.

Në rast se ushtaraku nuk deklaron përdorimin e armës së zjarrit do të klasifikohet shkelje e rëndë çka çon në përjashtim. Ushtarakët do të ndëshkohen edhe nëse prishin qetësinë në njësi apo repart ushtarake. Kush kapet duke luajtur bixhoz në ambiente ushtarake me qëllim përfitimi monentar do të ndëshkohet. Në rast se ushtarakët nuk respektojnë orarin e punës më shumë se njëherë brenda një muaji do të ndëshkohen me uljen e pagës dhe gradës.