Arbëri

Gjuriqi do të donte që edhe William Walker të dërgohet në Hagë

Gjuriqi do të donte që edhe William Walker të dërgohet në Hagë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq shprehet i bindur se ambasadori William Walkeri është përgjegjës për nxitjen e luftës në Kosovë dhe për agresionin në RFJ (Republikën Federative të Jugosllavisë) raporton Tanjug, transmeton Koha.net. Sipas tij ai duhet të përgjigjet bashkë me liderët e “UÇK-së terroriste”, siç e quan ai Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa injoron masakrat e forcave serbe mbi popullsinë civile në Kosovë dhe dëbimin masiv të saj nga trojet e veta.

“Ai është personi i fundit i cili do të guxonte të flasë për krimet, ndërsa nga të parët i cili do të duhej të përgjigjet për krimet”, ka thënë Gjuriq thuhet në komunikatën për media të kësaj Zyre.