Arbëri

Vuçiqi foli me Macronin edhe për Kosovën

Descriptive Text

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka pritur të enjten mbrëma në takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiqi në mesnatë ka lëshuar një njoftim për takim me presidenti francez. Ka thënë se kanë folur për tri tema kyçe.

“Njëra është samiti i nesërm dhe raportet e përgjithshme në mes të serbëve dhe shqiptarëve dhe zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe Metohisë”, ka shkruar Vuçiq.

Për samitin virtual që mbahet të premten, e të cilin e organizojnë Gjermania dhe Franca, Vuçiq ka thënë se nuk është i sigurt që mund të publikohet një deklaratë e përbashkët.