Arbëri

Gani Ratkocerit: U tregoj me fakte se si u zbatua marrëveshja e UDB-së me Sigurimin për dënimin e ne kosovarëve

Gani Ratkocerit: U tregoj me fakte se si u zbatua marrëveshja e UDB-së me Sigurimin për dënimin e ne kosovarëve

Memorie.al publikon historinë e panjohur e tragjike të emigrantëve kosovarë në Shqipëri, e cila vjen nëpërmjet intervistës me studiuesin, shkrimtarin dhe historianin, Gani Ratkoceri, me origjinë nga fshati Llugaxhi afër Prishtinës, i cili për t’i shpëtuar përndjekjeve të regjimit serb, më 21 tetor të viti 1951, kaloi kufirin shtetëror në zonën e malit të Pashtrikut dhe u dorëzua në postën shqiptare të kufirit.

Memorie.al publikon historinë e panjohur e tragjike të emigrantëve kosovarë në Shqipëri, e cila vjen nëpërmjet intervistës me studiuesin, shkrimtarin dhe historianin, Gani Ratkoceri, me origjinë nga fshati Llugaxhi afër Prishtinës, i cili për t’i shpëtuar përndjekjeve të regjimit serb, më 21 tetor të viti 1951, kaloi kufirin shtetëror në zonën e malit të Pashtrikut dhe u dorëzua në postën shqiptare të kufirit. Dëshmia e tij për kontaktet e para me oficerët e Sigurimit në Kukës e Tiranë, sistemimin e tij në Berat, provokimet e tre shtetasve jugosllavë në dhomën e tij në Hotel “Tomorri”, letrën që i bëri kryeministrit Mehmet Shehu, makinacionet e oficerëve të Sigurimit që mbulonin emigracionin kosovar në Shqipëri, takimin me Manush Myftiun, marrëveshjen e fshehtë të Sigurimit të Shtetit me UDB-në, arrestimet në masë të kosovarëve, si dhe dënimin e tij me akuza të montuara si agjent i UDB-së, etj.