Rekrutimi joobjektiv dhe i ndikuar politikisht, menaxhimi i dobët i burimeve njerëzore dhe mungesa e profesionalizmit janë tri nga dhjetë defektet në shërbimin civil, të cilat, Qeveria në largim e ka pranuar se ndodhin.
Legjislacioni në fuqi e mundëson këtë, prandaj është sugjeruar të ndryshohet, shkruan sot Koha Ditore.
Punësimi në shërbimin civil bëhet nga institucionet veç e veç. Raporte vendore e ndërkombëtare vazhdimisht e kanë kritikuar mënyrën e përzgjedhjes së këtij shërbimi, i cili vlerësohet të jetë i mbipopulluar me militantë partishë, të pakompetencë për të kryer punën për të cilën paguhen.
Prandaj, në vazhdimësi është bërë thirrje që situata të ndërrojë. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.