Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian dhe anëtari i Parlamentit Evropian nga Sllovenia, Alojz Peterle, gjatë një konference për shtyp, të premten në Prishtinë, bëri thirrje për kampanjë paqësore dhe zgjedhje të besueshme.
“U bëj thirrje të gjitha palëve që të luajnë rolin e tyre duke siguruar sjellje paqësore gjatë gjithë kampanjës, dhe të mos humbasin këtë mundësi për të siguruar zgjedhje të besueshme për të gjithë popullin e Kosovës,” tha Peterle, eurodeputeti slloven në krye të misionit vëzhgues në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi të lëshuar nga misioni për vëzhgim të zgjedhjeve i BE-së, gjatë vizitës së tij dy-ditore në Kosovë, z. Peterle u takua me kryetaren e Komitetit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, me kryeministrin në largim Isa Mustafa, ministrin në largim Enver Hoxhaj, si dhe me përfaqësues të subjekteve politike, të shoqërisë civile dhe të komunitetit ndërkombëtar. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.