Arbëri

6 të vdekur nga COVID-19 të shtunën në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se sot, 4 korrik 2020, deri në orën 17:00 kanë përfunduar me vdekje gjashtë pacientë të infektuar me koronavirus.

Sipas njoftimit nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, në Klinikën Infektive ka vdekur një pacient, në atë të Pulmologjisë dy dhe në Mjekësinë Sportive tre.