Arbëri

Reparti i Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës do të shfrytëzohet për COVID-19

Foto: Alban Bujari / KOHA

Qendra Klinika Universitare e Kosovës, njofton se Reparti i Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, do të shfrytëzohet për trajtimin e COVID-19.

Kjo do të bëhet për të sëmurët nga koronavirusi në Mitrovicë.

“Në marrëveshje me donatorin, Shoqatën “Nënë Tereza” nga Gjermani, objekti i ri i Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës do të shfrytëzohet për trajtim të rasteve të dyshuara dhe konfirmuara me​ Covid-19 nga Mitrovica”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Tutje, thotë se kontrollin, kujdesin dhe mbikëqyrjen e pacientëve do ta bëjë stafi mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës.