Arbëri

Leku forcon pozitat ndaj monedhave të huaja

Descriptive Text

Tiranë, 2 korrik - Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten leku forcoj pozitat ndaj monedhave të huaja, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet sot me 124.27 lekë ose 0.06 lekë më pak se ditën e mërkurë. Ndërsa dollari amerikan shënoi që rënie të ndjeshme me 0.61 lekë dhe zbriti në kuotën e 110.16 lekëve.

Leku forcoi pozitat edhe ndaj frangës zvicerane me 0.13 lekë dhe u zhvlerësua ndaj paundit britanik me 0.59 lekë.

Në tregun valutor paundi britanik këmbehet me 137.92 lekë dhe franga zvicerane blihet me 116.78 lekë/ATSH.