Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Foto: Alban Bujari/ Koha Ditore

Ka mbërritur në 52 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se sot e ka marrë lajmin për vdekjen e një qytetari të Gjilanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Fatkeqësisht në përballjen me pandeminë globale Covid-19, sot nga jeta është ndarë edhe qytetari i Gjilanit, i katërti në këtë pandemi, I. M.. Nga njoftimi që kemi marrë prej Qendrës Klinike Infektive në Prishtinë, sot ishte një lajm i vështirë për të gjithë ne”, shkruan ai.

Haziri po ashtu e ka ritheksuar kërkesën për respektimin e masave.

Në Kosovë aktualisht janë 1250 raste aktive. Deri tash në vend janë regjistruar 2878 raste pozitive, me 1577 prej tyre që janë shëruar.