Arbëri

Kroacia heq masën e vetizolimit për qytetarët e Kosovës dhe të tre vendeve të tjera

Kroacia heq masën e vetizolimit për qytetarët e Kosovës dhe të tre vendeve të tjera
 

Kroacia e ka hequr masën e vetizolimit 14-ditësh për personat që hyjnë nga Kosova, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, njëherësh kreu i Shtabit Kombëtar të Mbrojtjes Civile, Davor Bozhinoviq, tha se vendimi vlen për udhëtarët që e përdorin territorin e Kroacisë për të kaluar transit, pastaj për turistët, studentët, transportuesit e mallrave dhe punonjësit ndërkufitar.