Arbëri

Zemaj: Do të veprojmë me forcën e ligjit, bartja e maskave obligative

Zemaj: Do të veprojmë me forcën e ligjit, bartja e maskave obligative
Foto: Reuters

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar masa ligjore për ata që s'respektojnë masat kundër COVID-19. Thotë se do të veprohet “me forcën e ligjit”, kur ka folur për masat e ndërmarra kundër pandemisë COVID-19 dhe moszbatimin të tyre.

Përmes Facebookut, Zemaj njofton se Inspektorët sanitarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) dhe Inspektorët Komunal do të veprojnë me forcën e ligjit kundër atyre që nuk respektojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër Covid-19.