Arbëri

Greqia të mërkurën do të hapë kufijtë me Shqipërinë

Greqia të mërkurën do të hapë kufijtë me Shqipërinë

Greqia më 1 korrik do të hapë kufijtë me Shqipërinë. Lëvizjet mes dy shteteve do të jenë pa kufizime në pikat kufitare të Kakavijës dhe të Kapshticës.

Ndryshe nga vendet e tjera të BE-së, ku vetëm Serbia e Mali i Zi mund të udhëtojnë në këto vende pas 1 korrikut, Greqia si vend anëtar ka vepruar ndryshe. Qeveria greke shpreson të shpëtojë dëmin e madh që ka shkaktuar pandemia te motori i saj kryesor i ekonomisë, që është turizmi. Sidomos Greqia e veriut pret çdo vit nga 10-12 milionë turistë nga kufijtë e saj tokësorë me shtete ballkanike, shkruan KOHA.