Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 64 raste të reja pozitive me Covid-19 në Shqipëri. Një ditë më parë u regjistruan 72 raste të infektuar.
Në 24 orët dy persona kanë humbur jetën. Një paciente 78-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv si dhe 83-vjeçar nga Durrësi.
Deri më tani, 56 persona kanë humbur jetën nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri.
Situata epidemiologjike në vend qëndron e njëjtë prej disa ditësh, ku vijon të ketë raste të reja, por edhe shtrime të reja në spital apo pacientë që kanë nevojë për terapi intensive.