Arbëri

Kreu i KE-së, Michel: E rëndësishme që Specialja të bëjë punën në mënyrë të pavarur

 

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka vlerësuar që vizita e parë e kryeministrit kosovar jashtë vendit, Avdullah Hoti, është bërë në Bruksel.

Pas takimit me të, të enjten, Zyra e Michelit, ka lëshuar një deklaratë ku ka folur pak edhe për ngritjen e aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar. Michel ka thënë se Specialja duhet të bëjë punën e saj në mënyrë të pavarur.