Arbëri

Greqia lëshon takimin e SEECP-së pasi Kosova vendosi simbolet e saj

Greqia lëshon takimin e SEECP-së pasi Kosova vendosi simbolet e saj
Foto: Kuvendi i Kosovës
 

Kanë vazhduar edhe sot punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), kryesimin e së cilës sivjet e mban Kosova. Këtë takim e ka lëshuar Greqia, me arsyetimin se janë vendosur simbole të Republikës së Kosovës në dokumente (logo e Kuvendit) dhe përdorimin pa fusnotë të fjalës Republika e Kosovës.

Siç njofton Kuvendi, në takim morën pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Sllovenia dhe Turqia, si dhe përfaqësuesi i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC).