Arbëri

Pas përjashtimit, Agjencia për Akreditim bëhet gati të aplikojë në ENQA në shtatorin e 2021-shit

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Deri në mars të vitit të ardhshëm Agjencia e Kosovës për Akreditim është duke synuar t’i realizojë kriteret e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) për t’u rianëtarësuar në të. Një nga kushtet për t’u kthyer ku ka qenë është edhe pavarësia e plotë e saj dhe mosndërhyrjet politike.

Drejtori i AKA-së, Naim Gashi, ka thënë se janë duke u përpjekur me të gjitha kapacitetet që të anëtarësohen sërish në ENQA e më pas edhe në EQAR, raporton KOHA.