Arbëri

BE-ja hap kufijtë për vendet e Ballkanit nga 1 korriku

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore
 

Bruksel, 11 qershor – Qytetarët e Kosovës, natyrisht nëse kanë viza, dhe ata të vendeve tjera të rajonit të Ballkanit perëndimorë, do të mund të udhëtojnë në vendet e BE-së nga 1 korriku kur do të duhej të hapeshin kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian. Këtë propozim për vendet anëtare për hapjen e kufijve e ka dhënë sot Komisioni Evropian duke konfirmuar kështu se kufizimet për hyrje në BE, të caktuara deri me 15 qershor, do të vazhdojnë për vendete Ballkanit perëndimor edhe dy javë por do të duhej të hiqen prej 1 korriku.

Komisioni ka propozuar që për vendet tjera kufizimet të vazhdohen nëse është e nevojshme dhe që heqja e tyre të jetë sipas situatës epidemiologjike në ato vende, bazuar në kapacitetet e testimit dhe vëzhgimit të lëvizjes së të infektuarve sikur edhe në baza reciproke nëse ato vende kanë kufizime për lëvizjen e shtetasve të BE-së, raporton korrespondenti i KOHËS nga Brukseli.