Arbëri

EPIK: Kosova në nivelin më të ulët historik të azilkërkuesve në BE

Foto: Driton Paçarada / KD
Foto: Koha / Arkiv
 

Instituti EPIK në publikimin e radhës trajton trendët e fundit në lidhje me numrin e kërkesave të azilit në Bashkimin Evropian nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas këtij instituti, në vitin 2019 në BE janë regjistruar gjithsej 31,030 azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor. Ky është niveli i ri më i ulët i azilkërkuesve nga Ballkani çysh nga kriza e migrimit e vitit 2015.

EPIK thotë se tre vende të BE-së të cilat kanë pranuar numrin më të madh të kërkesave për azil nga Ballkani Perëndimor janë: Franca (8,010), Mbretëria e Bashkuar (3,940) dhe Greqia (2,795).