Arbëri

Infermierët kërkojnë që pagesa për ndërrimin e natës të rritet për 100 për qind

Infermierët kërkojnë që pagesa për ndërrimin e natës të rritet për 100 për qind
 

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve shëndetësorë, kanë dërguar kërkesë në SHSKUK me kërkesën që pagesa për ndërrimin e natës të rritet për 100 për qind, si dhe të realizohet pagesa e rrezikshmërisë dhe të realizohet paga festive 100 për qind.

Kryetari i kësaj sindikate, Fitim Havolli, tha se me vite nuk janë marrë parasysh këto kërkesa dhe për ndërrimin e natës paguhen 18 euro.