Arbëri

Avokati i Popullit: ​Gjyqësori shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut në Kosovë

Avokati i Popullit: ​Gjyqësori shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut në Kosovë

Edhe në tre muajt e parë të këtij viti sistemi gjyqësor vazhdon të mbetet shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut në Kosovë. Kështu deklaron Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, i cili në një intervistë për KosovaPress shprehet se zvarritja e proceseve gjyqësore vazhdon të mbetet shqetësim për qytetarët e Kosovës.

Jashari po ashtu theksoi se pas gjyqësorit edhe ekzekutivi është njëri ndër pushtetet që më së shumti po i shkel të drejtat e njeriut në vend.