Arbëri

GAP: Mbi 37 mijë punëkërkues në katër muajt e parë të 2020-s

GAP: Mbi 37 mijë punëkërkues në katër muajt e parë të 2020-s
Foto: Instituti GAP
 

Instituti GAP ka analizuar ndikimin e hershëm të pandemisë COVID-19 në tregun e punës si dhe ndikimin e masave intervenuese të qeverisë në zbutjen e rreziqeve të papunësisë.

Përmes një komunikate për media GAP thotë se ky raport tregon se si përhapja e pandemisë në Kosovë, e shoqëruar me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mbylljen e shumë veprimtarive afariste, pati një ndikim të menjëhershëm në tregun e punës.