Inspektorati i Punës e ka refuzuar ankesën e ish-kryeshefit ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, Besim Baraliu, ushtruar kundër vendimit të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve për shkak të ndërprerjes së kontratës së punës.
Në dokumentin e siguruar nga KOHA, theksohet se ankesa është refuzuar si e pabazuar, dhe se Inspektorati nuk gjeti shkelje të procedurave të zhvilluara nga KRU “Hidroregjioni Jugor” në lidhje me vendimin për shkarkim.
Baraliu ishte shkarkuar nga pozita e tij e kryeshefit ekzekutiv nga ana e bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrjeje në fund të muajit prill. Sipas kryesuesit të bordit, Ylber Elshani, Baraliu ishte shkarkuar pasi në raportet e Auditorit në tri vitet e fundit janë gjetur shumë shkelje në menaxhimin e ndërmarrjes.
Më vonë, edhe ish-ministrja e MEPTINIS, Rozeta Hajdari, kishte deklaruar se gjendja në pasqyrat financiare ishte përkeqësuar nga viti në vit.
Inspektorati i Punës, thotë se bazuar në parimin se Ligji Special e abrogon Ligjin Gjeneral, bazuar në nenin 21 për zgjedhjen dhe emërimin e zyrtarëve në Ndërmarrje Publike, thuhet se “Zyrtarët e NP emërohet nga Bordi i Drejtorëve të NP. Zyrtarët shërbejnë për Bordin dhe Bordi mundet në çdo kohë dhe me shumicë votash, ta ndërpresë kontratën e tyre me ose pa deklarimin e arsyes.
{gallery}