Arbëri

IKSHPK-ja tregon se cilat qytete rrezikojnë të shndërrohen në vatra të reja

IKSHPK-ja tregon se cilat qytete rrezikojnë të shndërrohen në vatra të reja

Mosmbajtja e distancës dhe e maskave ka rritur rrezikun për shpërthim të vatrave të reja epidemike, ka njoftuar Institut Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të premten mbrëma. Sipas IKSHPK-së që kur ka filluar lehtësimi i masave janë gjurmuar raste të reja të COVID-19.

“Është shtuar rreziku që të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës e në veçanti në komunën e Prishtinës, Vushtrrisë, Prizrenit dhe Fushë Kosovës”.