Arbëri

Stoltenberg: NATO vazhdon t’i kontribuojë sigurisë në Kosovë me KFOR-in

Stoltenberg: NATO vazhdon t’i kontribuojë sigurisë në Kosovë me KFOR-in

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se NATO vazhdon t’i kontribuojë sigurisë në Kosovë përmes misionit të KFOR-it, i cili nën mandatin e OKB-së garanton ambient të qëndrueshëm e të sigurt, si dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë, si dhe duke mbështetur dialogun Beograd-Prishtinë, nën patronatin e Bashkimit Europian, transmeton Koha.net.

Stoltenberg ka thënë se dialogu është e vetmja mënyrë që të arrihet zgjidhja afatgjatë e kontestit aktual.