Arbëri

Deputetët shqyrtojnë raportin financiar të MD-së, kërkojnë të zbatohen rekomandimet e auditorit

Deputetët shqyrtojnë raportin financiar të MD-së, kërkojnë të zbatohen rekomandimet e auditorit

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në mbledhjen e sotme shqyrtoi raportin “Pasqyra vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë”, me këtë rast u bë e ditur se raporti i auditimit, ka qenë i pamodifikuar dhe se numri i rekomandimeve ka qenë më i vogël në krahasim me vitet e kaluara.

Kryetari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, tha se kërkesa e anëtarëve të komisionit në fjalë ka qenë zbatimi i rekomandimeve pa vonesë të zyrës kombëtare të auditimit, si dhe të mos të ketë rekomandime të përsëritura.