Arbëri

Pas zgjedhjes së Qeverisë Hoti, Britania i kërkon Kosovës unitet politik

Pas zgjedhjes së Qeverisë Hoti, Britania i kërkon Kosovës unitet politik

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka uruar Avdullah Hotin për përzgjedhjen si kryeministër i ri i vendit. Në një urim në Facebook, kjo ambasadë ka thënë qeveria e re ka sfida jo të lehta përpara, në veçanti me emergjencën për koronavirus. Ajo i ka kërkuar Hotit të gjejë konsensusin e unitetin mes përçarjeve aktuale politike.

“Sfida që s’presin janë para qeverisë së re, në veçanti emergjenca shëndetësore lidhur me COVID-19. Është me rëndësi që qeveria e re të kërkojë ndërtimin e konsensusit dhe unitetit mes përçarjeve politike”, ka thënë ndër të tjerash kjo ambasadë.