Gjyljeta Mushkolaj, ish-gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, ka kontestuar kushtetutshmërinë e zgjedhjes së Qeverisë Hoti. Sipas saj, Qeveria Hoti ka marrë edhe vota nga deputet që nuk është dashur të jenë fare në sallë.
Deputeti Etem Arifi, që është i dënuar për më shumë se një vit burgim për një vepër penale, ishte një nga 61 deputetët që i dhanë votën pro e që me minimum votash ia siguruan Hotit postin e kryeministrit. Duke u bazuar në nenin 70 të Kushtetutës që thotë se mandati i deputetit përfundon ose bëhet i pavlefshëm nëse ai dënohet me vendim të formës së prerë prej një apo më shumë vjetësh, Mushkolaj ka thënë se Arifi nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim nuk është dashur të ishte në sallë kur është votuar Qeveria Hoti.
“Ai s’është dashur të jetë në sallë. Ai nuk konsiderohet se është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe për t’u marrë vendimet si ky për formimin e qeverisë nevojiten 50 për qind plus një votë. Kjo është çështje që mund ta debatojmë, por a do të llogaritet kjo votë apo çfarë do të bëhet më tutje varet nga vullneti politik i deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kushtetuta u jep mandat shumë serioz edhe minoriteteve, dhe opozitës si minoritet, që nëse së paku dhjetë deputetë e konsiderojnë këtë si shkelje serioze të Kushtetutës, ta sfidojnë në Gjykatën Kushtetuese”, ka deklaruar Mushkolaj në Deskun e KOHËS.
Sipas saj, nëse Kushtetuesja do të vendoste që vota e Arifit është e pavlefshme, do të konsiderohej se Qeveria Hoti s’është themeluar asnjëherë.
“Do të konsiderohej se qeveria s’është themeluar njësoj siç ka ndodhur me rastin e presidentit PAcolli. Por kjo tregon një gjë tjetër serioze se derisa bazohemi në aktgjykimin e Kushtetueses, derisa është munduar presidenti të përzgjedhë një kandidat tjetër për kryeministër duke refuzuar që ta shpërbëjë Kuvendin, ai është dashur të ketë siguri që kandidati dhe qeveria do të zgjidheshin. Nëse i shikojmë të ashtuquajturat argumente të Gjykatës Kushtetuese duke u thirrur në 2/3 e Kuvendit, ajo është e bindur në sigurinë e presidentit për zgjedhjen e kryeministrit”, ka shtuar tutje ajo.
Mushkolaj e ka quajtur legjislaturën aktuale të Kuvendit, si legjislaturën më impotente që ka pasur Kosova deri tash.
-
Gjashtë muaj pas ankesës, Kushtetuesja nis trajtimin e votës që mund ta rrëzojë Qeverinë Hoti
-
Kushtetuesja sot mban seancën për rastin e votës së deputetit Arifi për Qeverinë Hoti
-
Deri në dhjetor, Qeveria Hoti do të mbetet me 60 vota në Kuvend
-
Mbetet e kontestuar kushtetutshmëria e Qeverisë Hoti
-
Hoti për Kurtin: Vetëm dikush kundër ekzistencës së shtetit, e katandis rendin kushtetues në këtë gjendje