Arbëri

Me votimin e Qeverisë Hoti, Mitrovica e Veriut shkon në zgjedhje

Bashkë me Podujevën do të shkojë në zgjedhje edhe Mitrovica e Veriut.

Kjo pasi kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, është zgjedhur zv.kryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal në Qeverinë Hoti, që u votua sot me 61 vota.

Njësoj, edhe Podujeva ishte vendosur të shkonte në zgjedhje lokale, pasi Agim Veliu ishte emëruar ministër i Punëve të Brendshme. Ai më vonë ishte shkarkuar, por edhe zgjedhjet ishin shtyrë për shkak të pandemisë. Tash Veliu, sërish është zgjedhur ministër i Punëve të Brendshme.