Kandidati për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti ka prezantuar përbërjen e kabinetit të ri qeverisës.
Zëvendës kryeministër i parë do të jetë Besnik Tahiri, pasuar nga Driton Selmanaj, Albulena Balaj dhe Goran Rakiqi.
Përbërja:
Avdullah Hoti – Kryeministër - LDK
Besnik Tahiri – Zëvendëskryeministër i parë - AAK
Driton Selmanaj – Zëvendëskryeministër - LDK
Albulena Balaj – Zëvendëskryeministre - Nisma
Goran Rakiq - Zv.kryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal -Lista Serbe
Hykmete Bajrami – Ministre e Financave - LDK
Besian Mustafa – Ministër i Zhvillimit Rural - LDK
Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit - LDK
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes - LDK
Arban Abrashi – Ministër i Infrastrukturës - LDK
Agim Veliu - Ministër i Punëve të Brendshme - LDK
Armend Zemaj – Ministër i Shëndetësisë - LDK
Selimi Selimi – Ministër i Drejtësisë -AAK
Blerim Kuqi – Ministër i Ambientit -AAK
Meliza Haradinaj - Ministre e Punëve të Jashtme - AAK
Ramë Likaj -Ministër i Arsimit dhe Shkencës - AAK
Skender Reçica – Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale - Nisma
Vesel Krasniqi - Ministër i Tregtisë dhe Industrisë - Nisma
Dalibor Jevtiq - Ministër për Komunitete dhe Kthim - Lista Serbe
Enis Kervan - Ministër i Zhvillimit Rajonal - KDP