Arbëri

Banka Botërore: Ngec ulja e papunësisë në Ballkanin Perëndimor shkaku i COVID-19

Kriza COVID-19 ka ndikuar negativisht në tregun e punës në Kosovë. Sipas raportit të Bankës Botërore, për tregjet e punës në vendet e Ballkanit Perëndimor, deri në prill 2020 kanë humbur 40 për qind të arritjeve në uljen e papunësisë.

Raporti tregon se ndikimi total në punësim pritet të jetë i paprecedentë. Para krizës, Kosova, sipas Bankës Botërore, kishte rritjen më të madhe të punësimit. Por, në statistikat e punësimit nuk përfshihen rreth 70 për qind e kosovarëve që nuk kanë kërkuar punë.